
Ky ëmbëlsues rrit rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru
Dritare.net
Sipas një studimi të ri, një zëvendësues sheqeri i quajtur eritritol i përdorur për të shtuar ose ëmbëlsuar ushqime të tjera me sheqer të reduktuar shkakton koagulim gjaku, goditje në tru, sulm në zemër dhe vdekje.
"Shkalla e rrezikut nuk ishte e ulët.," tha autori kryesor i studimit Dr. Stanley Hazen, drejtor i Qendrës për Diagnostifikimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare në Cleveland Clinic Lerner Research Institute.
Njerëzit me faktorë rreziku ekzistues për sëmundjet e zemrës, si diabeti, kishin dy herë më shumë gjasa të goditeshin nga një atak në zemër ose goditje në tru nëse kishin nivelet më të larta të eritritolit në gjak, sipas studimit të botuar të hënën në revistën Nature Medicine.
“Nëse niveli juaj i eritritolit në gjak është 25% më i lartë dyfishohet rreziku për sulm në zemër dhe goditje në tru. Është në të njëjtin nivel me faktorët më të fortë të rrezikut kardiak, si diabeti.”, tha Hazen.
Hulumtimet shtesë në laborator zbuluan se eritritoli po shkaktonte mpiksjen më të lehtë të trombociteve të gjakut. Mpiksjet mund të shkëputen dhe të shkojnë në zemër, duke shkaktuar një atak në zemër, ose në tru, duke shkaktuar një goditje në tru.
"Ky është një alarm.”, tha Dr. Andrew Freeman, drejtor i parandalimit dhe mirëqenies kardiovaskulare në National Hewish Health.
Në përgjigje të studimit, Këshilli i Kontrollit të Kalorive, një shoqatë industriale, i tha CNN se “rezultatet e këtij studimi janë në kundërshtim me dekada të kërkimit shkencor që tregojnë se ëmbëlsuesit me kalori të reduktuar si eritritoli janë të sigurt, siç dëshmohet nga lejet rregullatore globale për përdorimin e tyre në ushqime dhe pije.”, tha Robert Rankin, drejtori ekzekutiv i këshillit.
Çfarë është eritritoli?
Ashtu si sorbitoli dhe ksilitoli, eritritoli është mase e lëngshme sheqeri, një karbohidrat që gjendet natyrshëm në shumë fruta dhe perime. Ka rreth 70% të ëmbëlsisë së sheqerit dhe konsiderohet me zero kalori, sipas ekspertëve. I prodhuar artificialisht në sasi masive, eritritoli nuk ka një shije të njëjtë, nuk rrit sheqerin në gjak dhe ka më pak efekt laksativ se disa përbërje të tjera sheqeri.
Eritritoli është gjithashtu përbërësi më i madh për nga pesha në shumë produkte "natyrale" të stevias dhe frutave të monkfrutit, tha Hazen. Për shkak se stevia dhe monkfrutit janë rreth 200 deri në 400 herë më të ëmbla se sheqeri, vetëm një sasi e vogël nevojitet në çdo produkt. Pjesa më e madhe e produktit është eritritol, i cili shton pamjen kristalore të sheqerit dhe strukturën që presin konsumatorët./K.C/dritare.net

















