Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ky është çaji që djeg dhjamin edhe kur jeni ulur!

Ky është çaji që djeg dhjamin edhe kur jeni ulur!

Sezoni i plazhit po afron dhe tani të gjithë kemi një pyetje: Si do ia bëjmë me dhjamin e tepët të cilin nuk e kemi hequr ende? Ndërsa kërkoni për një përgjigje, do të përballeni me këshillat të cilat sillen rreth së njëjtës temë: Ushtrimet fizike. Shumë burime të ndryshme do t'ju inkurajojnë të ushtroheni në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj, si dhe pamjen tuaj. Në të vërtetë, ushtrimet fizike janë të vlefshme për shëndetin e trupit të njeriut në shumë mënyra. Por nuk është keq nëse kërkoni edhe mënyra të tjera, shtesë për të humbur kile dhe djegur yndyrën në trup.
Një studim i ri pohon se një nga këto mënyra mund të jetë konsumimi i një lloji të caktuar çaji, i cili duket se “fsheh” përfitime të shumta dhe të mrekullueshme për organizmin. Studiuesit nga Universiteti i Tsukuba në Japoni pohojnë se çaji Oolong rrit djegien e yndyrës, një efekt që vazhdon të funksionojë edhe kur flini. Dy filxhanëve çaj Oolong në ditë stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup.

Ky është çaji që djeg dhjamin edhe kur jeni ulur!
“Ashtu si të gjitha llojet e çajit, edhe Oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në rritjen e rrahjeve të zemrës. Megjithatë, studimet tregojnë se pirja e çajit mund të rrisë tretjen e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës”, shpjegon Kumpei Tokuyama, kreu i studimit.
“Efekti i çajit Oolong në tretjen e yndyrës gjatë gjumit mund të jetë i rëndësishëm për kontrollin e peshës. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të parë nëse rezultatet që kemi vërejtur në studimin tonë 2-javor përkthehen në humbje reale të yndyrës trupore për një periudhë të gjatë.”, përfundon profesori Tokuyama, përcjell dritare.net

Ky është çaji që djeg dhjamin edhe kur jeni ulur!

Çfarë e bën çajin Oolong ndryshe nga të tjerat?

Edhe pse të gjitha llojet e çajit vijnë nga e njëjta bimë, shkalla e tyre e oksidimit është ajo që i jep çdo varieteti karakteristikat e veta të veçanta. Shkalla e oksidimit, që varion nga 8% në 85%, përcakton ngjyrën dhe shijen e çdo varieteti çaji. Çaji Oolong përftohet pas një procesi unik, i cili përfshin fazën e tharjes nën rreze të forta dielli dhe oksidimin.

Ky është çaji që djeg dhjamin edhe kur jeni ulur!

Ekspertët e konsiderojnë çajin si jashtëzakonisht të shëndetshëm, që përmban disa vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm. Një filxhan çaj i zier gjithashtu përmban kafeinë, rreth një e treta e sasisë që përmban një filxhan kafeje. Së fundi, ekspertët theksojnë se përveç efekteve që duket se ka në djegien e yndyrës, çaji Oolong ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, trurit, kockave dhe dhëmbëve./K.C/dritare.net