Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mjeku Arben Gjeka: Parainfarkti nuk ekziston, trupi kalon vetëm infarkt! Njofto urgjencën!

Mjeku Arben Gjeka: Parainfarkti nuk ekziston, trupi kalon vetëm infarkt!

Dr.Arben Gjeka i cili jeton prej 30 vitesh në Torino, ku ushtron dhe profesionin e mjekut, ishte mbrëmë në një emision me gazetaren Rudina Xhunga në rubrikën “Jeta ime” në Shqip në DritareTv. Dr.Arbeni tregon se në terminologjinë mjekësore nuk ekziston parainfarkti, ose ke infarkt ose nuk ke. Nëse keni shenjat e infarktit thotë mjeku, njofto menjëherë urgjencën!


“Babi im vdiqa para 4 vjetësh, pati një aneurizëm të aortës. Më mori në telefon një mjek shqiptar dhe më tha që babai kishte pësuar një parainfarkt dhe ishte në urgjencë. Nuk ekziston parainfarkti ne terminologjinë perëndimore. Ose ke infarkt ose nuk ke. I thashë nuk ka parainfarkt babai im po shko bëji një analizë të aortës së është carë. I bënë atë analizën. Aty nuk kishte kirurgji të enëve të gjakut, për të vënë një protezë apo për të mbyllur një çarje aorte. Ai humbi jetën. Nëse do ta kisha në Torino, në ato kushte kishte shumë mundësi të shpëtonte. Sepse këtu ka protokolle të tjera.”, tha doktor Arben Gjeka në DritareTv./K.C/dritare.net