
Nuk kujdeseni për dhëmbët? Si vizita te dentisti mund t'ju shpëtojë nga kjo sëmundje autoimune!
Dritare.net
A jeni një nga ata njerëz që e shtyjnë vazhdimisht takimin te dentisti? Atëherë nuk po rrezikoni vetëm shëndetin tuaj oral, por gjithë trupin.
Një studim i ri ka dalë në përfundimin se, vizita e rregullt te dentisti mund t’ju shpëtojë nga një sëmundje autoimune. Studimi i ri nga studiuesit e Universitetit Rice, i publikuar në Science Translational Medicine, zbuloi se kujdesi i rregullt dentar dhe oral mund të parandalojë dhimbjet kronike të kyçeve, përcjell dritare.net
Një vëzhgim nga biologia Dr. Vicky Yao, zbuloi gjurmë të baktereve të lidhura me sëmundjen periodontale në mostrat e pacientëve me artrit reumatoid, një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion në kyçe.
Në vijimësi të vëzhgimeve, një seri e tërë eksperimentesh konfirmuan lidhjen midis shfaqjes së artritit dhe sëmundjes së mishrave të dhëmbëve./K.C/dritare.net

















