Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pse duhet ta hamë kivin me lëkurë, si Diola e Big Brother!

Pse duhet ta hamë kivin me lëkurë, si Diola e Big Brother!


Pothuajse të gjithë ne jemi edukur që të vegjël që t’i qërojmë frutat para se t’i hamë. Por jo në të gjitha rastet duhet ta heqim lëkurën e frutave. Kjo vlen për kivin. Ne jemi mësuar ta hamë kivin pa lëkurë, vetëm atë pjesën jeshile për brenda, sepse nuk e dinim që ajo lëkura ka kaq shumë veti. Kur pamë dietologen Diola Dosti në Big Brother që po e hante kivin me gjithë lëkurë të gjithë menduam: “Po kjo, pse nuk e qëron kivin?”. Edhe vetë banorët i bënë këtë pyetje. Diola tha se lëkura e kivit përmban shumë vlera ushqyese ndaj duhet të hahet me gjithë të. Por cilat janë ato veti?


Vetitë e Kivit
Kivi është i pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga stresi oksidativ, ndihmon sistemin imunitar, formon kolagjenin, zvogëlon ndjenjën e lodhjes; vitaminë K, thelbësore për koagulimin e gjakut dhe vitaminë E, një antioksidant që mbron qelizat nga veprimi i radikalëve të lira; vitaminë B9, e nevojshme për rritjen e indeve dhe për të reduktuar lodhjen, përcjell dritare.net
Tuli i kivit përbëhet nga fibra të dobishme për zorrën e trashë. Nxit rritjen e baktereve të mira që ulin rrezikun e zhvillimit të tumoreve, nxit rritjen e ndjenjës së ngopjes dhe uljen e kolesterolit. Kivi gjithashtu përmban kuercetinë, e cila ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Luteinë, e cila ndihmon mirëqenien e syrit, aktinidina, e cila përmirëson tretjen.
Pse duhet ta hamë kivin me lëkurë, si Diola e Big Brother!


Lëkura e Kivit
Ne përmendëm praninë e fibrave dhe vitaminave te kivi. Këta elementë janë më të përqendruar te lëkura, të cilën jemi mësuar ta heqim me thikë. Kjo për shkak se lëkura e kivit nuk është aq “tëreqëse” duke pasur parasysh fortësinë dhe pushin, padyshim të bezdisshme në rast kontakti me qiellzën. Megjithatë ngrënia e lëkurës së kivit sjell shumë përfitime për trupin. Siç e përmendëm më sipër kivi është i pasur me fibra dhe pektinë, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e tretjes. Lëkura e kivit është gjithashtu burimi kryesor i vitaminës C, e cila, siç thamë, ndër cilësitë e shumta, ndihmon në efikasitetin e sistemit imunitar për të luftuar viruset dhe infeksionet. Ajo përmban tre herë më shumë antioksidantë se tuli dhe ndihmon në luftimin e baktereve që shkaktojnë helmim nga ushqimi. Së fundi, lëkura ka veti të vlefshme antiinflamatore dhe qetësuese./K.C/dritare.net