
Pse shkencëtarët besojnë se lundrimi në internet ju shpëton nga demenca!
Dritare.net
Një studim i fundit i publikuar në Journal of the American Geriatrics Society thotë lundrimi në internet nga personat e moshës së mesme, mund të shërbejë si mburojë kundër rrezikut të demencës.
Sipas gjetjeve, përdorimi i rregullt i internetit u shoqërua me një rrezik 50% më të ulët të demencës, krahasuar me ata që e përdorin më pak. Rezultatet ishin të pavarura nga arritja arsimore, origjina racore dhe etnike, gjinia dhe brezi.
"Angazhimi në internet mund të ndihmojë në zhvillimin dhe ruajtjen e rezervës konjitive, e cila nga ana tjetër mund të kompensojë plakjen e trurit dhe të zvogëlojë rrezikun e demencës.", komentoi autorja korresponduese Virginia W. Chang, MD, Ph.D.
Rezerva konjitive është një sistem i trurit që përpiqet të kompensojë humbjet dhe atrofinë e neuroneve që ndodhin natyrshëm me plakjen ose për shkak të një gjendjeje neurodegjenerative siç është sëmundja e Alzheimerit. Është një koncept "jetik për të kuptuar shëndetin konjitiv" sipas shkencëtarëve të Shkollës Mjekësore të Harvardit, të cilët e përshkruajnë mekanizmin si aftësinë e trurit për të improvizuar dhe gjetur alternativa për të bërë një punë, ashtu si "një makinë e mirë që na lejon të ndryshojmë marshin dhe përshpejtojmë për të shmangur një pengesë."
Mënyrat për të rritur rezervën konjitive kanë qenë objekt i shumë kërkimeve dhe shpesh janë rekomanduar disa aktivitete si leximi i një libri, kalimi i kohës me familjen dhe miqtë, joga, sportet dhe vullnetarizmi./K.C/dritare.net

















