
Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare “Frontiers in Endocrinology”, ka treguar se normat e tiroides janë deri në 2 herë më të larta te njerëzit që kanë kontraktuar një infeksion COVID-19. Studiuesit analizuan të dhënat elektronike nga një spital në Bergamo, Itali dhe identifikuan 599 të mbijetuar pas COVID-19 (180 gra) që nuk kishin pasur histori të mëparshme të sëmundjes së tiroides, asnjë operacion në tiroide, asnjë medikament të njohur për të ndërhyrë në funksionin e tiroides dhe asnjë mosfunksionim të veshkave ose mëlçisë. Rezultatet treguan se nivelet e TPOAb dhe TgAB ishin mbi kufirin normal në 85 (14.2%) dhe 43 (7.2%) të pacientëve.
Është e mundur që aktivizimi i përgjigjes imune që ndodh gjatë fazës akute të sëmundjes nga COVID-19 të shkaktojë ose të precipitojë shfaqjen e sëmundjes së tiroides te disa pacientë. Meqenëse kjo i paraprin fillimit të mosfunksionimit të tiroides, nevojiten studime më të gjata për të vlerësuar funksionin e tiroides. Për më tepër, vlerësimi i autoimunitetit dhe funksionit të tiroides duket të jetë pjesë e vlerësimit të pacientëve që kanë kontraktuar COVID-19./K.C/dritare.net

















