Na ndiqni edhe në

Shëndet

Shkencëtarët zbulojnë vitaminën që na mbron nga diabeti! 

Shkencëtarët zbulojnë vitaminën që na mbron ngaShkencëtarët zbulojnë vitaminën që na mbron nga

Diabeti është një nga sfidat më të mëdha të sotme për komunitetin shkencor. Prek një në 11 njerëz në mbarë botën dhe për fat të keq, deri më sot është bërë e pamundur gjetja e një metode efektive trajtimi. Prandaj shumë përpjekje janë përqendruar të parandalimi.
Në këtë kontekst, gjetjet e hulumtimit të ri, të publikuar në Cell Reports, pritet të kontribuojnë ndjeshëm në mbrojtjen kundër diabetit. Në veçanti, studiuesit nga Université de Montréal dhe Instituti për Kërkime Klinike të Montrealit (IRCM) kanë identifikuar një rol të ri të vitaminës K dhe γ-karboksilimit në qelizat beta dhe rolin mbrojtës ndaj diabetit, informon dritare.net

Shkencëtarët zbulojnë vitaminën që na mbron nga
Vitamina K është një vitaminë e tretshme në yndyrë. Në thelb përfshin një familje përbërjesh me një strukturë kimike të përbashkët. Këto komponime përfshijnë phylloquinone (vitamina K1) dhe megitrones (vitamina K2). Vitamina K njihet për rolin e saj në koagulimin e gjakut. Në veçanti γ-karboksilimi, një substancë që i përket familjes së vitaminës K është një komponent i domosdoshëm për procesin e koagulimit. Shumë studime në të kaluarën kanë nxjerrë në pah lidhjen midis marrjes së reduktuar të vitaminës K dhe rritjes së rrezikut të diabetit. Në studimin e tyre, profesori i asociuar i mjekësisë në UdeM, Mathieu Ferron dhe ekipi i tij fillimisht përcaktuan se enzimat e përfshira në γ-karboksilimin dhe në përdorimin e vitaminës K ishin të pranishme në sasi të mëdha në qelizat beta të pankreasit, të cilat prodhojnë insulinë, një substancë që kontrollon nivelet e sheqerit në gjak.

Shkencëtarët zbulojnë vitaminën që na mbron nga
“Dihet se diabeti shkaktohet nga një rënie e numrit të qelizave beta ose nga paaftësia e tyre për të prodhuar mjaftueshëm insulinë”, tha Dr. Ferron, një studiues kryesor i biologjisë molekulare. "Për të sqaruar mekanizmin qelizor me të cilin vitamina K bën që mos preket funksioni i qelizave beta, ishte e nevojshme të përcaktohej se cila proteinë ishte synuar për γ-karboksilimin në këto qeliza."
"Ne ishim në gjendje të identifikonim një proteinë të re γ-karboksiluar të quajtur ERGP," shtoi Julie Lacombe, e cila mori pjesë në studim. “Kërkimet tona tregojnë se kjo proteinë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në qelizat beta për të parandaluar ndërprerjen e sekretimit të insulinës. Më në fund, ne zbuluam se vitamina K është e nevojshme për të kryer këtë proces."
Nivelet e vitaminës K në gjak pasqyrojnë sasinë e vitaminës K në dietë. Burimet më të mira dietike të vitaminës K përfshijnë ushqime të tilla si spinaqi e brokoli dhe disa produkte të qumështit. Për një të rritur mesatarisht, një filxhan spinaq siguron 145 mikrogramë (mcg) vitaminë K1 dhe gjysmë filxhani brokoli i gatuar siguron 110 mikrogramë vitaminë K1./K.C/dritare.net