
Shkencëtarja shqiptare në SHBA: Këto janë tri llojet e kancerit të gjirit!
Dritare.net
Shkencëtarja Eneda Toska ishte sonte në emisionin “Shqip” në DritareTv ku foli për punën e saj. Prej vitesh Dr.Eneda ka hapur një laborator në universitetin Johns Hopkins, shkolla e mjekësisë, ku trajnon një grup shkencëtarësh që studiojnë biologjinë dhe gjenetikën e kancerit të gjirit me qëllim që të zbulojnë kura të reja që mund të përmirësojnë e zgjasin jetën a pacienteve me këtë tumor. Dr.Eneda tregon për DritareTV tre llojet e kancerit të gjirit dhe u bën thirrje grave që çdo vit të bëjnë mamografi, duke shpëtuar kështu jetën e tyre nga ndonjë rrezik, para se të jetë vonë.
“Ne studiojmë atë që quhet kanceri i gjirit estrogjen pozitiv. Nuk studiojmë atë që është lokal, sepse ai është 99% i kurueshëm. Kanceri i gjirit ka tri lloje, i pari estrogjen pozitiv që varet nga estrogjeni për rritjen dhe zhvillimin dhe prandaj kura për këtë kancer janë trajtime që e luftojnë estrogjenin. I dyti, i cili përbën 70% të tumoreve është ai që varet nga një gjen që quhet Her2 dhe ka kura kundër Her2 për ketë lloj tumori. Është dhe lloji i tretë i cili është negativ nga estrogjenit dhe Her2, ky është ai me prognozën më të keqe, sepse ngaqë nuk ka disa “mbretër” që janë të rëndësishëm për zhvillimin e tij, kimioterapia dhe radiocioni vazhdojnë ende të jenë kurat. U bëj thirrje grave mbi moshën 40 vjeç që të shkojnë të bëjnë mamografi çdo vit, ultrasound apo eko. Këto shpëtojnë jetë. Nëse kapen në fillim, kur ai është lokal ai është i kurueshëm. Edhe në raste kur është përhapur jashtë gjirit, me kimioterapi, apo trajtime me ilaçe ne kemi arritur t’ua zgjasim jetën pacientëve me një apo dy dekada.”, u shpreh Dr.Eneda në DritareTV./K.C/dritare.net

















