Na ndiqni edhe në

Shëndet

Si e ndryshon Covid-19 zërin e këngëtarëve!

Si e ndryshon Covid-19 zërin e këngëtarëve!

Infeksionet e frymëmarrjes si ftohja e zakonshme ose gripi mund të ndikojnë shumë tek kordat e zërit tonë, por a është ende e sigurt për këngëtarët që të këndojmë? Dhe a përfaqëson Covid-19 një kërcënim të ri për ta?

Një shkrim i gjatë i BBC analizon sesi zëri preket nga ftohjet e zakonshme, laringiti etj.

Por, pandemia e Covid-19, megjithatë, ka sjellë disa shqetësime të reja për ata që sigurojnë jetesën nga zëri i tyre. Këngëtarët që kanë vuajtur nga Covid-19 kanë raportuar ndryshime afatgjata në zërin e tyre për shkak të problemeve me frymëmarrjen, ose probleme me kordat e tyre vokale. Ndërsa ndryshime të tilla në aftësinë vokale mund të mos kenë shumë ndikim tek njerëzit e tjerë, ato janë shqetësuese për këngëtarët profesionistë.

Covid ka një ndikim thelbësor në frymëmarrjen e tyre dhe çon në një frekuencë mjaft të lartë të kollitjes së vazhdueshme, thotë Stephanie Misono, drejtuese e laringologjisë dhe drejtore e klinikës së zërit në shkollën mjekësore të Universitetit të Minesotës.

“Nuk prek domosdoshmërisht laringun apo foldat vokale, por po ndikon në frymëmarrje… nëse frymëmarrja e një këngëtari komprometohet, është shumë e vështirë për ta të bëjnë gjithçka që do të donin të bënin me zërin e tyre” thotë ajo.

Mungesa e frymëmarrjes është një simptomë e zakonshme e Covid-it të zgjatur, për shembull, dhe disa variante të fundit të virusit si Omicron shkaktojnë probleme në traktin e sipërm respirator rreth laringut. Përveç problemeve të frymëmarrjes, Covid-19 po shkakton gjithashtu lodhje dhe pafuqi tek këngëtarët, gjë që po e bën më të vështirë për ta që të ndihen energjik dhe të gjallë kur performojnë, thotë ajo.

Nëse Covid-19 do të ketë efekte të gjatë në zërat e atyre që këndojnë nuk është shumë e qartë.

Por për ata që po luftojnë kundër infeksioneve të dimrit që po përhapen këtë vit, ndoshta është qetësuese të dinë se muzika nuk duhet të mungojë plotësisht nga jeta e tyre.

Këngëtarët të cilëve u është thënë që ta lënë zërin të rikuperohet pas sëmundjes, mund të dëshirojnë të vazhdojnë të bëjnë "vokalizime të vogla" disa herë në ditë për ta marrë veten ngadalë dhe të këndojnë përsëri. /J.H/dritare.net