
Një spraj efektiv kundër Covid-19/ Vaksina kalon testin e parë!
Dritare.net
Spraji i hundës që përdoret kundër Covid-19, duket se funksionon. Kjo vaksinë e kaloi testin e parë, duke rritur shumë optimizmin te shkencëtarët dhe jo vetëm. Shkencëtarët nga Freie Universität i Berlinit, Qendra Max Delbruck dhe Universitatsmedizin e Berlinit e raportojnë këtë arritje në revistën Nature Microbiology. Siç shpjegon edhe ekipi i udhëhequr nga Jakob Trimpert, një studiues në Freie Universität: "Vaksinat që veprojnë drejtpërdrejt me mukozën mund të përfaqësojnë një opsion interesant për të kufizuar efektet anësore që lidhen me inokulimet me shiringa". Sa i përket sigurisë së vaksinës, ajo garantohet nga Dusan Kunec, i Freie Universität të Berlinit, i cili mori pjesë në studim: "Është plotësisht e sigurt dhe në të njëjtën kohë mund të përshtatet sipas ndryshimeve që pësojnë viruset.”
Trimpert thekson: "Imuniteti lokal do t'i lejonte trupit të kapte dhe luftonte një virus të frymëmarrjes në një fazë të hershme, përcjell dritare.net. Në këtë kuptim, vaksinat e hundës mund të jenë edhe më efektive sesa opsionet e inokuluara nëpërmjet shiringave."
Studimi tregon se përgjigja e antitrupave të prodhuar nga kjo vaksinë është më e lartë se ajo e gjeneruar nga vaksinat mRNA. "Vaksina jonë, raportojnë autorët, përmban të gjithë përbërësit e patogjenit, dhe jo vetëm proteinën Spike, siç ndodh në alternativat e mRNA".
“Vaksinat e hundës janë relativisht të lira dhe lejojnë ruajtjen dhe transportin më të lehtë.”, nënvizon Vladimir Cmiljanovic, CEO i RocketVax, i cili po bashkëpunon në zhvillimin i programit të eksperimentimit./K.C/dritare.net

















