
Ata me karta, shqiptarët pa bukë! Shpërthen juristi Romeo Kara
Dritare.net
Në një intervistë në emisionin “Shqip” me Rudina Xhungën në Dritare TV, juristi Romeo Kara denoncoi hapur një nga simbolet më të dukshme të shkëputjes së politikanëve nga realiteti i qytetarëve: përdorimin e kartave të kreditit dhe debitit të mbushura nga paratë publike.
“Këta nuk e dinë sa kushton një bukë, sepse nuk i ndjejnë shpenzimet. Jetojnë me karta. Me karta që nuk kanë limit. Me para që nuk janë të tyre. Me lekë që s’kanë prekur kurrë me dorë.”
Kara solli në vëmendje rastin e Ilir Metës dhe kartave të përdorura nga familja e tij, duke nënvizuar se edhe kur fëmijët ushqehen e edukohen me para të zeza, përgjegjësia është e prindit.
“Këtu ka njerëz që jetojnë me një pension të turpshëm e hanë një herë në ditë, ndërsa këta shpenzojnë me kartë pa pyetur as sa kanë e as kujt i përkasin ato para. Dhe sillen me arrogancë, jo vetëm ndaj nesh, por edhe ndaj së vërtetës.”
Në këtë intervistë të gjatë dhe të thellë, Romeo Kara i quajti të gjithë pjesë të së njëjtës kastë politike, që ka vjedhur sistematikisht Shqipërinë dhe nuk ka as ndërgjegje, as turp./dritare.net

















