Pse e do Trump, Sazanin! Flasin ish-komandantët e ishullit!
Dritare.net
Tasim Meçe, ish-komandant i Ishullit të Sazanit, Ndue Bardhi ish-shefi i Shëndetësisë së Ishullit dhe Mustafa Beu ish-shefi i Shtabit të Ishullit erdhën në Shqip për të treguar se çfarë fshihet në Ishullin e Sazanit dhe vlera strategjike që ka për Shqipërinë.
Gjeneral Mustafa Beu u shpreh se ky ishull duhet të konsiderohet një vend i shenjtë për shqiptarët, pasi kontrollon gjithë Otranton dhe mund të shfrytëzohet tepër për sa i përket turizmit.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse ndërtesat e Sazanit nuk janë fare në Kadastër. Duhet të futen në kadastër njëherë pastaj po deshën le t’i prishin. Veç se ato që janë për t’u ruajtur do të ruhen. Repartet ushtarake, tunele nëntokësore, asgjë nuk është në kadastër. Pra duhet shumë punë para se ta japim. Ata nuk po marrin nje ishull, po marrin një ishull antibërthamor. Sazani ndryshon nga ishujt e botës, sepse ka shumë rëndësi si ishull. E para se kontrollon gjithë Otranton, siguron edhe 12 milje hapësirë ujore më tutje, është porta e hyrjes në Gjirin e Vlorës, po ashtu merr hapësire ujore rreth 800 kilometra katrorë në det.
Pra të shton hapësirën dhe te mbron.
Është i rëndësisë së madhe strategjike. Ne ishullorët jemi dakord që të ripërtërihet jeta në Sazan. Të ripërtërihet jeta, të përmirësohet, të marrë funksionet e duhura, por në përpilimin e kontratave duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Po të iku Sazani nuk diskuton më në këtë gjuhë , sepse format e marrjes janë të ndryshme. Po morën Sazanin kanë marrë gjysmën e Shqipërisë. Kjo për faktin e rëndësisë strategjike që ka. Sepse nëse ikën hapësira ujore çdo gjë falimenton, po iku edhe kontrolli i turizmit, falimenton dhe nuk e merr dot më mbrapsht pastaj.
Për ata që e kërkojnë për biznes, në Sazan ka turizëm peshkimi, ka turizëm për të vizituar objektet nëntokësore, biznes arkeologjik nënujor ,sepse aty zbarkoi Jul Çezari, anijet që u mbytën në Mezzocanale janë në fund të detit, gjithë njerëzit e shenjtë kanë kaluar nga ishulli për në Perëndim. Ndaj them se Sazani ngelet si vend i shenjtë”, tha gjenerali./M.K-dritare.net