Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjeneralët: Të inventarizohet dhe mbrohet çdo objekt në Sazan!

Gjeneralët: Të inventarizohet dhe mbrohet çdo objekt në

Gjeneralët Tasim Meçe dhe Mustafa Beu dhanë informacione të jashtëzakonshme për Ishullin e Sazanit në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Gjeneralët folën për projektin e dhëndrit të Donald Trump në Sazan dhe sugjeruan që të bëhet një inventar i çdo gjëje që është në ishull, para se të shndërrohet në ishullin ku do pushojnë miliarderët.

Sazani është një xhevahir. Por një xhevahir që nuk e gjen dot në Mesdhe. Këtë e thonë edhe projektuesit amerikanë. Ata thonë se do ta kthejmë Sazanin në një bukuri të rrallë. Unë mendoj që natyra e bukur e Sazanit, projektet që kanë ata, por edhe objektet ushtarake që janë aty është shumë e domosdoshme që patjetër më parë të bëhet edhe një inventarizim. Shteti duhet të dijë çfarë ka e çfarë po jep.", u shpreh zoti Meçe që vete kishte dokumentuar çdo objekt në ishull.

Gjeneral Mustafa Beu tregon rëndësinë e jashtëzakonshme, strategjike, turistike që ka ishulli antibërthamor i Sazanit dhe ka një këshillë për shtetin shqiptar; të përpilohen me kujdes kontratat, sepse siç thotë ai, po morën Sazanin kanë marrë gjysmën e Shqipërisë.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse ndërtesat e Sazanit nuk janë fare në Kadastër. Duhet të futen në kadastër njëherë pastaj po deshën le t’i prishin. Veç se ato që janë për t’u ruajtur do të ruhen. Repartet ushtarake, tunele nentokesore, asgje nuk eshte ne kadaster. Pra duhet shumë punë para se ta japim. Ata nuk po marrin nje ishull, po marrin një ishull antibërthamor. Sazani ndryshon nga ishujt e botës, sepse ka shumë rëndësi si ishull. E para se kontrollon gjithë Otranton, siguron edhe 12 milje hapësirë ujore më tutje, është porta e hyrjes në Gjirin e Vlorës, po ashtu merr hapësire ujore rreth 800 kilometra katrorë në det. Pra të shton hapësirën dhe te mbron. Është i rëndësisë së madhe strategjike. Ne ishullorët jemi dakord që të ripërtërihet jeta në Sazan. Të ripërtërihet jeta, të përmirësohet, të marrë funksionet e duhura, por në përpilimin e kontratave duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Po të iku Sazani nuk diskuton më në këtë gjuhë , sepse format e marrjes janë të ndryshme. Po morën Sazanin kanë marrë gjysmën e Shqipërisë. Kjo për faktin e rëndësisë strategjike që ka. Sepse nëse ikën hapësira ujore çdo gjë falimenton, po iku edhe kontrolli i turizmit, falimenton dhe nuk e merr dot më mbrapsht pastaj.

Për ata që e kërkojnë për biznes, në Sazan ka turizëm peshkimi, ka turizëm për të vizituar objektet nëntokësore, biznes arkeologjik nënujor ,sepse aty zbarkoi Jul Çezari, anijet që u mbytën në Mezzocanale janë në fund të detit, gjithë njerëzit e shenjtë kanë kaluar nga ishulli për në Perëndim. Ndaj them se Sazani ngelet si vend i shenjtë.”, u shpreh gjeneral Beu në DritareTV./K.C/dritare.net