Historia e jashtëzakonshme e Andonit nga Sheperi: Si na torturonin dhe talleshin ushtarët grekë
Dritare.net
Një histori tjetër e jashtëzakonshme ka ardhur këtë herë në Shqip me Rudina XHungën. Andon Mandili, i lindur në Sheper të Zagorisë por që prej 30 vitesh jeton në Itali, ka rrëfyer historinë e tij të veçantë, e cila fillimisht nis si ajo e çdo shqiptari që kërkonte gjithçka matanë kufirit.
Pjesë nga biseda:
Unë kam lindur në Sheper të Zagorisë. Pasi kam mbaruar shkollën tetëvjeçare jam larguar për Tiranë ku kam bërë shkollën Skënderbej.
Unë para se të vija në Itali, kam bërë një kalvar në Greqi. Që nga vitet e para, 91-92 u hap si modë emigrimi. Unë isha atëherë 1 vjeç. E mbaj mend kur më thotë babai, atë kohë 50 vjeç, djem thotë, unë jam 50 vjeç ikni dhe i dilni për zot kokës. Ne e ndjenim më pak presionin e jetës. Amerika jonë ishte shumë afër, 15 minuta larg. Unë e kam bërë atë rrugë 10-15 herë brenda një viti. Ikja, më kthenin. Njëherë më ka kthyer koha e keqe, bora, po asnjëherë nuk jam kthyer më këmbët e mia. Kam kaluar kufirin natën në borë. Kufiri ishte i egër në vetvete, me pak guxim dhe naivitet e kaluam natën. Vajtëm në fshatin grek, po njëlloj si fshatrat tanë. Kaloi autobusi në 7 të mëngjesit, nuk na mori. Atje mund të ngrije. Jemi kthyer po natën në kufi me këmbë.
Një herë tjetër ikën në behar. Jemi nisur me këmbë, kemi kaluar kufirin. Atje kalonte autobusi, mblidhte autobusi kush dilte para. Dalloheshin shqiptarët se kishim vetëm pantallona doku. Afrohemi diku 10 kilometra dhe na ndalon ushtria. Brenda mund të ishin 2-3 grekë dhe të gjithë të tjerët shqiptarë.rreth 30-40 veta. Na morën njëherë emrat. Dhe i ndanin veç ata që ishin minoritar dhe veç ata që ishin shqiptar. Aty na vunë në një kodër, në pritje për në Kakavijë, atje kishim ca djem vlonjatë. Me ata e zunë më keq inatin. Na shtrinë në kodër me kokëposhtë dhe na mbajtën nja dy orë me kokëposhtë. Dhe fillonin gjuanin me automatik për provokim. Tani prisnim të na vrisnin. Pastaj filluan të talleshin me këta djemtë, u thonin hani gjethe lisi. Pastaj na futën në kamion dhe na kthyen në Kakavijë. Këtë kanë bërë grekët", tregoi Andoni në dritare TV./ J.H/dritare.net