Na ndiqni edhe në

Shqip

Gjuhën Shqipe duhet ta integrojmë nëpër botë kudo që jemi! Flet kandidati për PE!

Gjuhën Shqipe duhet ta integrojmë nëpër botë kudo

Muharrem Salihu-Marco, kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian në Shqip nga Rudina Xhunga tregoi se sa e rëndësishme është vota e shqiptarëve në këto momente.

Zoti Muharrem tregoi se duke u integruar, shqiptarët kanë më shumë mundësi që Gjuhën Shqipe ta mësojnë në shkolla publike, pasi kanë vite që investohen në vendet ku janë shpërngulur.

“Unë kam përfunduar shkollën e mësuesisë asokohe në Prishtinë, doja të punoja në fshat por nuk mu lejua. Për faktin se jetoja në Serbi, dhe nuk më konsideronin të përshtatshëm. Më pas u largova në Zvicër ku kisha prindërit dhe vonë përfundova studimet e larta për Ekonomi-Financë. Më pas u largova në vitet ’90-të në Torino, Itali. Më pas nga viti 2007-të u largova me familjen në Venedik, ku dhe kam një numër të aktiviteteve jo vetëm në fushën e turizmit. Jam angazhuar në fusha të ndryshme me karakter social, në vendlindjen time pikërisht për të kundërshtuar ato politika që synonin e njerëzve që kanë shpëtuar. U angazhova për t’i punësuar ata aty.

Jam pjesë e disa bordeve të universiteteve, për të ngritur sa më shumë zërin tonë dhe aty ku zë vend fjala. Mendoj se pasuria mund të peshohet me disa peshore, jo vetëm me atë të parasë, por me rrethin miqësor, misionet, familjet. Ka shumë mënyra për ta kuptuar nëse ndihesh i realizuar. Çdokush që është larguar nga vendlindja mendjen e ka atje, dhe mundohet të investojë. Duhet të ngremë zërin për problemet që na shqetësojnë të gjithëve, dhe ato të zënë një vend më të gjerë në shoqërinë ku ka mundësi që ato të zgjidhen. Brukseli mendoj se është vendi i duhur, edhe pse nuk jemi integruar me ritme të shpejta.

Ne si popull tashmë jemi përgjysmuar nga vendlindjet tona, por ne kemi shumë arsye për t’u bërë pjesë e Parlamentit Evropian. Italia me numra e shqiptarëve që ka sot mund të nxjerrë 4 ose 5 eurodeputet, kjo mund të përsëritet edhe në vendet e tjera. Duhet të ushtrojmë autoritetet tona aty ku kemi kontribuar vite apo shekuj me radhë prej kur jemi shpërngulur.

Më bën përshtypje kur takoj punonjësit vullnetarë në fushën e arsimit, edhe pse jemi shpërndarë, angazhohemi në ruajtjen e traditës dhe gjuhës shqipe. Vazhdojmë të organizohemi në klube të ndryshme, në shkolla dhe kurse private, për Gjuhën Shqipe. E shoh një prej angazhimeve të mia, pasi duhet të gjendet një mënyrë që ky profesion të ushtrohet në shkolla publike, pse mos të kemi të drejtë në të zgjedhim si lëndë legale Gjuhën Shqipe. Jo ndoshta sa orë që mësojmë anglishten, por pse jo kur është mundësia ta mësojmë nëpër shkolla. Kjo duhet të kërkohet edhe në institucione qendrore në Evropë, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor në moment që janë të integruara e kanë këtë të drejtë.

T’i përshpejtojmë këto procedura për hir të fëmijëve që jetojnë dhe po rriten nëpër këto vende”, tha zoti Muharrem./M.K-dritare.net