Na ndiqni edhe në

Shqip

Palnikaj: Në bibliotekën e Vatikanit studimet blihen, ja sa kushton një faqe!

Palnikaj: Në bibliotekën e Vatikanit studimet blihen, ja sa kushton

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar studiuesi Mark Palnikaj për të folur lidhur me bibliotekën e Vatikanit ku vetëm 8 studiues shqiptarë ishin future deri më sot. Ai ndau detaje interesante nga veprat më të vyera që ishin aty për vendin tonë deri tek rregullat që kishte për t’u bërë pjesë e saj.

Palnikaj tregoi se vetëm tetë persona ishin future në këtë bibliotekë dhe se mendonte që ambasada shqiptare në Vatikan duhet të kishte më tepër studiues se sa njerëz që nuk kishin dëshirë të përfitonin nga kjo mundësi e madhe. Ai tregoi se studimet bliheshin dhe se një faqe kushtonte 2 euro.

Palnikaj: Në bibliotekën e Vatikanit studimet blihen, ja sa kushton

“Unë jam personi i 8 në këto 100 vjet shtet që kam pasur akses në bibliotekën e Vatikanit. Nga këta 8 persona, 5 janë meshkuj dhe 3 janë femra. Nga meshkujt po të them vetëm emrin tim dhe të Bejtullah Destanit. Ai është një ndër studiuesit më të mirë të arkivave në të gjithë botën, për nga Shqipëria. Por kam një vërejtje për institucionet shqiptare, që ne kemi ambasadën në Vatikan që i paguajmë rroga, dieta dhe gjithçka dhe nuk e kuptoj pse nuk çojnë njerëz studiues sepse nuk janë të mbuluar me punë. Nuk ka hyrë asnjëri nga ambasadorët tonë dhe tre prej tyre kanë qenë njerëz të letrave. Vili Kamsi ka qenë bibliotekar, Visar Zhiti apo Ardian Ndreca kanë qenë njerëz të letrave por askush nuk ka shprehur interesin për t’u futur. Më thanë që mund të na fusnin grup sepse gjermanët, austriakët dhe kroatët kishin grupe studimi, më tha ua miratojmë grupin sepse historia juaj është këtu. Kishte 8 volume me shpjeguesin e dokumenteve dhe më pyeti se përse nuk vinim pasi historia jonë ishte aty. Ka shumë dokumente dhe janë të papublikuara. Megjithëse mua më thanë që janë të publikuara sepse i kanë publikuar studiues të huaj, por problem është se të gjitha këto shkrime nuk bëhen as gati 15 volume. Ndërkohë që Shqipëria ka volume me mijëra. Mua për shembull më lanë vetëm 5 dosje. Kur hapa njërën nga dosjet ishte e deklaruar që ka një dokument për Shqipërinë. E mora dokumentin dhe ishte 20 faqe. E pashë atë e shënova që duhet ta blija sepse atje faqet janë më pagesë. Kushton dy euro një faqe për t’u blerë nga një studim 100 faqe. Nëse i kalon 100 faqet i merr me 80 cent për faqe. Duhen shfletuar të gjitha faqet sepse në dokumente që s’kanë pasur lidhje me Shqipërinë kam gjetur nga 70 faqe për Kosovën dhe vendin tone”, tha Palnikaj/M.K/dritare.net