Na ndiqni edhe në

Shqip

Pezullimi i Belinda Ballukut/ Demalia: GJKKO mori kompetencat e kryeministrit!

Pezullimi i Belinda Ballukut/ Demalia: GJKKO mori kompetencat e kryeministrit!

Vendimi i GJKKO për të pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren e vendit Belinda Ballukun ka ndezur një debat të ashpër publik dhe ligjor mbi kufijtë e kompetencave të këtij institucioni.

Analisti Ilir Demalia në Shqip nga Dritan Hila, e konsideroi këtë veprim nga gjykata e posaçme, si një tejkalim kompetencash, duke ngritur pyetje mbi bazën ligjore që i jep SPAK-ut autoritetin për të marrë një masë të tillë administrative ndaj një anëtari të kabinetit qeveritar.

Demaliaj tha se SPAK mund të hetojë dhe të çojë përpara drejtësisë çdo zyrtar, por pezullimi nga detyra mbetet jashtë juridiksionit të tij.

"Unë nuk jam jurist, po më duket tejkalim kompetencash. Ti pezullon nga puna zëvendëskryeministren e vendit. Ku e gjen këtë forcë, nuk jam në gjendje, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë. Është njësoj sikur një prokuror të pezullojë një punonjës stafi. Ore s'ka asnjë të drejtë. Në qoftë se punonjësi ka bërë ndonjë gjë, ai mund të vijë ta arrestojë, mund të vijë ta kërkojë të pandehur, por ta pezullojë për sa kohë është i lirë, nuk mundet. Dhe në qoftë se është e paligjshme, sepse ai që shkarkon dhe ai që heq, anëtarët e qeverisë është vetëm kryeministri.

Pra, GJKKO mori kompetencat e kryeministrit në këtë rast. Dhe kjo është skandaloze./dritare.net