Na ndiqni edhe në

Shqip

Policia që duam!

Policia që duam!

Këtë natë Krishtlindje, Dritare Tv realizoi misionin për t’i bërë të moshuarit të ndihen të bukur, të rinj në një ditë.

Nismë kjo e cila mori jehonë të gjerë, duke marrë marrë mbështetjen e stafit të Miss Universe, shumave simbolike që kanë dhuruar ndjekësit tanë përmes PayPal. Por një kontribut mjaft i madh ishte dhe nga Policia Bashkiake, e cila ishte prezente kur tek shtëpia e Mozës, po përgatitej një surprizë e madhe. Klevisa dhe Albani, ishin dy efektivë të cilët përfaqësuan Policinë Bashkiake.

Efektivët jashtë uniformës treguan se janë njerëz që kanë aq dashuri dhe emocionohen si të gjithë ne. Ata treguan se është njerëzore që të ndihmosh të moshuarit, pasi ata janë nipër dhe mbesa të gjyshërve dhe kanë një zemër që rreh për ta. Ndaj kur shikoni policinë Bashkiake kujtoni këtë video në shtëpinë e të moshuarve./M.K-dritare.net