Na ndiqni edhe në

Shqip

Xhodi, një shqiptare në Athinë që këndon si Majkëll Xhekson!

Xhodi, një shqiptare në Athinë që këndon si

Xhodi Lulati, këngëtare, ishte e ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, në DritareTV, ku rrëfeu historinë e saj personale, rrugëtimin në muzikë dhe ëndrrën për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare.

Xhodi, një shqiptare në Athinë që këndon si

E lindur dhe rritur në Athinë, Xhodi tregoi se pasioni për muzikën ka qenë i pranishëm që në fëmijëri. Ajo rrëfeu se edhe pse është rritur jashtë Shqipërisë, familja e saj është kujdesur që ajo të ruajë gjuhën shqipe dhe lidhjen me rrënjët. Sipas saj, në këtë kanë ndihmuar shumë edhe programet për fëmijë shqiptarë që ndiqte në vogëli.

Gjatë intervistës me Rudina Xhunga, këngëtarja e re ndau edhe historinë e emigrimit të prindërve të saj në Greqi në 1991-shin. Ajo tregoi se familja e saj ka kaluar vështirësi të mëdha, si shumë emigrantë shqiptarë të asaj kohe, por këto sfida e kanë bërë më të fortë dhe më të vendosur për të ndjekur ëndrrat e saj.

Xhodi, një shqiptare në Athinë që këndon si

Xhodi foli edhe për studimet dhe formimin e saj në muzikë, duke theksuar se ka ndjekur shkollë profesionale në Athinë dhe ka marrë bursë për talentin e saj. Ajo tregoi se ka performuar edhe në ambiente turistike dhe evente të ndryshme, ku ka kënduar kryesisht në anglisht për një publik ndërkombëtar.

Një nga synimet kryesore të saj është zhvendosja në Londër, ku dëshiron të zhvillojë më tej karrierën muzikore dhe të depërtojë në tregun ndërkombëtar. “Ëndrra ime është të jetoj në Londër dhe të ndërtoj një karrierë ndërkombëtare. Dua të jetoj nga muzika dhe të performoj për publikun,” u shpreh ajo.

Xhodi, një shqiptare në Athinë që këndon si

Xhodi tregoi gjithashtu se frymëzimin më të madh e ka nga Majkëll Xhekson, ndërsa synon të krijojë muzikë pop në gjuhën angleze, duke synuar një audiencë më të gjerë ndërkombëtare.

Edhe pse jeton jashtë vendit, Xhodi tha se e viziton shpesh Shqipërinë dhe nuk përjashton mundësinë për të performuar në skenat shqiptare apo në festivale gjatë verës. Ajo shtoi se dëshiron të mbetet e lidhur me publikun shqiptar, ndërsa ndërton karrierën e saj jashtë vendit.

Intervista në emisionin “Shqip” u mbyll me disa performanca live nga Xhodi, e cila i dhuroi publikut disa interpretime të veçanta, në shqip, greqisht dhe anglisht, duke lënë pas një ndjesi të bukur dhe duke treguar talentin dhe premtimin e saj për një rrugëtim të suksesshëm në muzikë./dritare.net