
Ana Lika zbulon sëmundjen neurologjike që e preku gjatë shtatzënisë
Dritare.net
Aktorja e njohur shqiptare, Ana Lika, ka ndarë së fundmi një nga rrëfimet më të dhimbshme dhe intime të jetës së saj personale. E ftuar në podcastin “Mam” të Orinda Hutës, ajo tregoi për herë të parë se është diagnostikuar me një problem neurologjik, një formë epilepsie, menjëherë pas humbjes së nënës së saj.
Ana foli për një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, që përkoi me shtatzëninë dhe lindjen e vajzës së saj. Ajo rrëfeu se ishte pikërisht gjatë ekos së parë që përjetoi një krizë të plotë epilepsie, një përvojë tronditëse që do t’i ndryshonte jetën.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt pas ndarjes nga jeta të mamasë sime. Ishte një dhimbje e madhe që e përjetova në heshtje, dhe vetëm pak kohë më pas, trupi im nisi të më japë sinjale. Kriza epileptike më gjeti gjatë një momenti që supozohej të ishte i bukur, shtatzënia ime,” rrëfeu aktorja.
Ana Lika tha se kjo përvojë ka ndikuar thellë në mënyrën si ajo e sheh jetën sot. Rrëfimi i saj është pritur me shumë reagime dhe mbështetje nga ndjekësit, të cilët vlerësojnë kurajën e saj për të folur hapur mbi një temë kaq personale e të ndjeshme./K.C/dritare.net

















