
Horoskopi i Dashit për muajin korrik 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Ka shume mundësi që asgjë të mos ju shkoje si e dëshironi këtë muaj. Planetët do i keni kundër dhe problemet mund të zmadhohen me kalimin e ditëve. Ju që keni një lidhje do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni në asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hapë rrugë. Ju beqarët duhet të ruani sa më shumë qetësinë sepse po u nxituat do e lëndoni veten. Shëndeti do ketë probleme serioze. Do jeni nervozë gjithë kohës, mund të prekeni nga virozat e stinës, por mund të keni edhe probleme me stomakun. Financat nuk do jenë shumë të trazuara, por çdo gjë mund të ndodhe nëse kryeni investime të pamenduara mirë. Në punë do ju mungojë serioziteti dhe mund t'i zhgënjeni tej mase shefat tuaj. Do ju jepni mundësinë kolegeve të tallen mjaft me ju. /dritare.net

















