Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Gaforres për muajin korrik 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Gaforres për muajin korrik 2025 nga Christine Haas

Ky nuk do jetë muaj shumë i mirë për ju. Do kërkoni gjithmonë më tepër nga vetja e nga partneri dhe gjerat nuk do ju ecin si duhet. Ju që jeni në një lidhje duhet t'i jepni disi më shumë prioritet jetës intime. Dijeni se po e latë pas dore partnerin do keni mosmarrëveshje më pas ose dikush tjetër do ua marrë nga duart. Ju beqarët do joshni pafund, por nuk dihet me saktësi nëse do filloni një lidhje serioze apo do keni thjesht aventura. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni më energjike se më parë dhe nervozizmi nuk do ekzistoje më. Gjendja e financave nuk do jetë në momentin më të mirë. Tregohuni shumë të matur me çdo lloj shpenzimi. Në punë do jeni mjaft këmbëngulës dhe do arrini shumë shpejt atje ku keni dashur gjithmonë. /dritare.net