Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Angela Martini rrëfen puthjen me Donald Trump!

Angela Martini rrëfen puthjen me Donald Trump!

Presidenti Donald Trump dikur u përfol gjerësisht pasi u fotografua sikur po puthte ish–Miss Albania, Angela Martini në vitin 2011, edhe pse ishte i martuar me Melania Trump. Ngjarja ndodhi gjatë një fotosesioni të Miss Universe në New York, ku Martini ishte e ftuar si ish–konkurrente.

Fotot që qarkulluan asokohe krijonin idenë e një puthjeje në buzë, por tani, pas gati 15 vitesh, Angela Martini tregon për Daily Mail çfarë ka ndodhur vërtet. Ajo kujton se gjatë provave të Miss Universe 2010, ku ajo garonte për Shqipërinë, Trump e kishte vënë re papritur, ndërkohë që ajo ishte ulur në një qoshe e dëshpëruar për shkak të atyre që i quajti “favorizime”.

Ajo thotë: “I pashë njerëz që supozohej të ishin neutralë, por po favorizonin disa vajza që në fillim”.

Sipas Martinit, Trump e kishte pyetur ish–presidenten e Miss Universe, Paula Shugart, se kush ishte ajo vajza shqiptare. Shugart i ishte përgjigjur: “Ajo është shumë e vështirë, ka qëndrime, nuk i ndjek rregullat”.

Megjithatë, Trump kishte këmbëngulur të njihej me të. Angela tregon se ai i ishte afruar, ishte prezantuar dhe më pas i kishte thënë Shugart: “Dua që ajo të shkëlqejë”.

Angela përfundoi e gjashta në Miss Universe 2010 dhe thotë se Trump ishte korrekt dhe profesional gjatë gjithë kohës:
“Ai ishte shumë i sjellshëm. Nuk flirtonte kurrë. Ishte shumë profesional”.

Këto dëshmi bien ndesh me akuzat e mëparshme të disa ish–konkurrenteve, të cilat stafi i Trump i ka quajtur “akuza pa bazë”.

Në 2011, një foto e saj me Trump u bë lajm ndërkombëtar për shkak se dukej sikur ata po putheshin. Por Angela sqaron: “Ishte thjesht një iluzion optik”.

Ajo shpjegon se këndi i kamerës e ka shtrembëruar momentin, duke e bërë të duket më intim se ç’ishte në realitet. Ata thjesht i kishin dhënë njëri-tjetrit një puthje në faqe.

“Ishte e pavërtetë, por duket çuditshëm në foto, sepse edhe një vajzë tjetër në krah ka një shprehje të çuditshme sikur është e habitur”, tregon ajo.

Ajo thotë se në atë kohë është gjykuar rëndë nga publiku, por nuk e ka lënë ta dëmtojë, sepse, siç thotë vetë: “Njoh të vërtetën time”. Trump dhe ekipi i tij nuk e kishin kontaktuar pasi gjithçka “nuk ishte e vërtetë”. Angela shton se vite më pas është takuar sërish me Trump dhe Melania dhe të dy kanë qenë “shumë të sjellshëm”. “Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë respektuese me të. Nuk kam ndjerë kurrë energji të keqe”./dritare.net