Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Dojna Mema reagon për debatin me Kiara Titon: Unë kam këllqe të them të vërtetën!

Dojna Mema reagon për debatin me Kiara Titon: Unë kam këllqe

Pas polemikave në rrjet për ndjekjen dhe heqjen nga Instagrami mes saj dhe moderatores Kiara Tito, Dojna Mema ka vendosur të reagojë publikisht. Në Instastory, ajo ka ndarë një bisedë private në WhatsApp ku motra e saj i sugjeron: “Hiqe Kiara Titon”.

Dojna ka shtuar një mesazh të gjatë ku thekson se gjithmonë përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve, qoftë edhe para kamerave:

“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë.”

Dojna Mema reagon për debatin me Kiara Titon: Unë kam këllqe

Ky reagim vjen pas deklaratave të Dojnës në emisionin ‘Mirëmbrëma Yje’, ku tha se Kiara e ka hequr nga Instagrami. Ndërkohë, Kiara Tito, e ftuar në ‘Goca dhe Gra’, e mohoi këtë dhe tha se ishte Dojna ajo që e kishte hequr.

Dojna duket se ka zgjedhur të mbyllë këtu debatin publik, duke mos dashur të zgjaste më tej këtë çështje./L.F-dritare.net