
Donaldi flet për Bora Zemanin: Dashuria më e madhe!
E Mërkurë 20 Tetor 2021, 17:05
Dritare.net
Ndonëse nuk është pjesë, për moderatoren Bora Zemani po flitet mjaft në këtë Big Brother Vip. Kjo për shkak të Donaldit, ish-parterit të saj, banor në BBV. Së fundmi, Donaldi në bisedë me banorët e tjerë, ka folur gjatë për lidhjen që duket nuk është ‘një e shkuar, e kaluar’.
"U bënë shumë gjëra bashkë që u ndamë. U ndamë keq, me diskutime, debate. Jo se jemi ndarë se nuk bëjmë për njëri-tjetrin apo se mori fund. U bënë shumë gjëra bashkë. Që më mungon, po, prezenca e saj. Jam shumë i turbullt, është ajo që kam dashur më shumë gjithë jetën. Por jemi gjela të dy. U bë e vështirë, por s'është se u ndamë se nuk duheshim"- u shpreh Donaldi.
Mbase pas daljes nga shtëpia, do të kemi të reja për Borën dhe Donaldin./L.F-dritare.net

















