
Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra!
E Martë 21 Tetor 2025, 15:03
Dritare.net
Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren Egla Ceno për veprën penale të “Shpifjes”, duke e dënuar me një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra.
Egla Ceno, fituese e edicionit të fundit të “Big Brother VIP”, kishte deklaruar gjatë një emisioni televiziv se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator televiziv, duke përmendur mbiemrin “Kodra”.
Pas kësaj deklarate, Saimir Kodra reagoi publikisht dhe iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, duke kërkuar shpalljen fajtore të aktores për dëmtim të imazhit dhe reputacionit të tij./dritare.net

















