Elsa Lila akuza për Festivalin e Këngës: Albina Kelmendi, vodhi votat!
Dritare.net

Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, duke lëshuar akuza të forta që vënë në dyshim transparencën e tij. Gjatë intervistës në emisionin Mirëmbrëma Yje nga Arbana OSmani, Lila deklaroi se dy vite pjesëmarrje radhazi ishin të mjaftueshme për të kuptuar se televizioni publik nuk është ambienti i duhur për të.
“Dy vite rresht janë të mjaftueshme për të kuptuar që TVSH-ja nuk është ambienti im,” u shpreh ajo. Kur Arbana i tha se vendimet në festival merren nga publiku, këngëtarja e hodhi poshtë me forcë këtë pretendim. Ajo la të kuptohet se nuk i është dhënë vlerësimi i merituar në pjesëmarrjet e mëparshme.
“Ju mendoni që m’u dha haku që unë meritoja?” pyeti ajo në mënyrë retorike. Arbana tha se “vendimin e mori publiku”, por Elsa iu përgjigj prerë me “Jo” dhe pyetjen ironike “Ç'publik?”, duke lënë të kuptohet se sipas saj, vota e publikut nuk është përcaktuese e rezultatit final.
Elsa Lila ishte fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Me këngën “Evita”, Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh, ndërsa u vlerësua nga juria me pikët maksimale.
Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”. Kujtojmë se kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2023 u zgjodh nga votat e publikut dhe ishte Albina Kelmendi dhe jo Elsa Lila ajo që përfaqësoi Shqipërinë në skenën ndërkombëtare!/L.F-dritare.net