
Foto/ Dua Lipa shijon pushimet me të dashurin në jug të Shqipërisë!
Dritare.net
Dua Lipa po kalon pushimet e verës në Shqipëri dhe, si çdo herë, edhe këtë verë është në Kep Merli, në jug të vendit. Këngëtarja e famshme është në shoqërinë e të dashurit të saj, aktorit Callum Turner, dhe nuk ka munguar të ndajë me fansat disa momente nga kjo arratisje romantike.
Dua postoi sot në Instagram një seri fotosh të bukura nga pushimet, ku shfaqet duke pushuar dhe relaksuar në bregdet, por edhe foto intime me Callum-in pranë saj. Në përshkrimin e postimit shkruan:
"Resting meeee bones before I carry on dancing into my 30s!!!!!!" — që do të thotë: “Duke pushuar pak para se të vazhdoj të kërcej e të festoj të tridhjetat!”
Fansat nuk i kanë kursyer komentet e dashurisë dhe urimet për çiftin, ndërsa fotografitë tregojnë qartë atmosferën e ngrohtë dhe të lumtur të kësaj vizite në Shqipëri.
Pa dyshim që Shqipëria po i dhuron Dua Lipës dhe Callum-it momente të paharrueshme, me plazhet e bukura dhe qetësinë e Kepit të Merlit./K.C/dritare.net

















