
Gerd Vaso rrëfen për herë të parë ndarjen me Enada Hoxhën: Nuk isha vetvetja
Dritare.net
Balerini i mirënjohur Gerd Vaso vjen me një rrëfim ekskluziv në “Grida Duma Podcast”, për karrierën, familjen dhe arsyet e ndarjes nga partnerja e tij, Enada Hoxha.
Për herë të parë ai ka folur për krisjen e martesës dhe fundin e saj.
Pjesë nga intervista:
Gerd Vaso: Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Është e bukur në fillim, gjatë rrugëtimit, gjatë rrugëtimit pastaj kupton që gjërat bëhen akoma dhe më të vështira, sepse unë në punën time, në profesionin tim nuk kam pasur gjithmonë atë, ta quajmë egoizëm në thonjëza, apo gjithmonë egoizëm për të mirë të Nadës. Nada e dashuronte baletin ekstrem, në ekstrem dhe profesioni në një farë mënyre për Enadën ishte shumë i rëndësishëm dhe primar. Për mua nuk ishte, është ajo që e nisëm në fillim, për mua ishte kishte një lloj kufiri deri këtu. Deri këtu unë mundem, përtej kësaj nuk mundem. Unë nuk mundem dot të punoj me orare që nuk më mbajnë më mua, nuk më japin më kënaqësi mua. Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.
Grida Duma: Po jam e bindur që ti, jam e bindur ta them si për veten time, domethënë se jam e bindur se kështu më ka ndodhur mua. Kupton? Pra jam jam e bindur. sipas meje që të duhet të të ketë ndodhur që e ke bërë një sakrificë sepse e ke partnere jetë dhe në qoftë se partneri i jetës shtyhet më tej ti vazhdon të shtyhesh edhe përtej sepse të ndal nuk të ndalon dot vetja si te kushdo
Gerd Vaso: Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra.
Grida Duma: Ashtu?
Gerd Vaso: Personalitetin tim, dinjitetin tim karakterin tim im, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.
Grida Duma: Pra ti thua…
Gerd Vaso: U fokusova në familje, u fokusova në profesion, u fokusova komplet në një jetë tjetër
Grida Duma: Dhe ndryshova nga vetja dhe thua
Gerd Vaso: dola nga vetja ime.
Grida Duma: Dole nga vetja jote?
Gerd Vaso: Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.

















