
Kontakte me të dënuar në burgje? Reagon Efi Dhedhes
Dritare.net
Efi Dhedhes është përballur së fundmi me akuza publike se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burg. Një ndjekëse në rrjetet sociale e akuzoi atë se figuron në një listë vajzash të njohura që dyshohet se takojnë të burgosurit.
“Të ka dal emri që u bën qejfin të burgosurve,” shkroi ndjekësja në profilin e Efit.
Pas këtij komenti, influencerja reagoi menjëherë duke publikuar një video në rrjetet sociale, ku mohoi kategorikisht akuzat dhe kritikoi portalet që sipas saj, shpifin vetëm për klikime.
“Dëgjoni tani, sa ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet e mia, tani them që të ndaloni. Duhet të vendoset ndonjë ligj për shpifje për këto pseudo-portale që duan të bëjnë klikime. Nuk e di nga i marrin informacionet që janë kaq të sigurt. Nuk më duket aspak e drejtë. Qofsh personazh publik apo njeri i thjeshtë, unë njeri jam, dhe nuk mendoj se fakti i të qenit personazh publik i jep të drejtën dikujt të flasë në këtë lloj mënyre. Nuk është se ma ndjen. Nëse po e bëj këtë story, është se të lutem aman, a u kënaqët, a mbaruat punë ju njerëzit e mjerë që s’keni punë të tjera dhe jeni të palumtur? Nëse keni mbaruar punë, më thoni që të vazhdoj të postoj prapë. Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh. Nëse do të ishte shkruar diku emri im, do të ishte E.Dh.,” tha ajo./K.C/dritare.net

















