
Më mbushët zemrën me dashuri! Këngëtari grek falenderon Shqipërinë pas koncertit dhe pushimeve
E Martë 12 Gusht 2025, 18:06
Dritare.net
Këngëtari i famshëm grek, Argiros Konstantinos, jo vetëm që shkëlqeu me performancën e tij të zjarrtë në koncertin e fundit në Shqipëri, por gjithashtu shijoi edhe pushime të paharrueshme buzë bregdetit shqiptar.
Në një postim emocionues në Instagram, ai falenderon publikun shqiptar për dashurinë e madhe:
"Shqipëri, dashuria jote është e paharrueshme. Nga kënga e parë deri te e fundit, ma mbushët zemrën plot. Të ndjej në shpirtin tim. Do të shihemi sërish."
Argiros po krijon lidhje të veçanta me vendin tonë, duke shijuar jo vetëm skenën, por edhe bukuritë natyrore të Shqipërisë, që po tërheqin gjithnjë e më shumë artistë ndërkombëtarë.
Shqipëria është padyshim destinacioni i ri i preferuar për art dhe relaks!/K.C/dritare.net

















