
Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, Robert Ndrenika: Shqipni etnike, asgja tjetër!
E Premte 17 Tetor 2025, 21:09
Dritare.net
Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar lidhur me protestën që u zhvillua sot në Tiranë për ish-krerët e UÇK.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori shkruan se protesta bëri bashkë të gjithë shqiptarët dhe ishte një përgjigje për ata që nuk i duan bashkë.
‘Liria ka emër, UÇK. Tubimi i mbajtur në Tiranë në mbështetje të komandantëve shqiptarë që vuajnë padrejtësisht në Hagë. Shqiptarët nga Kosova e Shqipëria bashkë, siç ju ka hije.
Një përgjigje për të gjithë ata që nuk na duan bashkë dhe i fryjnë zjarrit të ndasisë. ne do jemi gjithmonë bashkë! Shqipni etnike, asgja tjetër’, tha ai./dritare.net

















