
Sa para ke në bankë? Arbana Osmani befasohet nga përgjigjja e Arlind Qorit!
Dritare.net
I ftuar në puntatën e radhës të emisionit “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori është befasuar nga një pyetje e drejtpërdrejtë e moderatores mbi gjendjen e tij financiare.
Arbana ndau disa momente të shkurtra në Instagram, duke treguar një nga pyetjet më të sikletshme të intervistës. Në njërën prej këtyre videove, Arbana e pyet Arlind Qorin se sa para ka në llogarinë e tij bankare.
Pa hezitim, Qori u shpreh se menaxhimi i financave është në dorë të bashkëshortes së tij. Ai tregoi se nuk e di shifrën saktë, por nuk e la pa dhënë një numër, duke thënë: “Diku te 20 milionë lekë të vjetra.”
Më pas, ai theksoi se shifra nuk është e saktë dhe mund të ketë një luhatje: “plus minus 5 mijë euro.” Vëmendje mori edhe reagimi i Arbanës, e cila u përgjigj: ”Sa the?”.

















