Selvije Jao flet mes lotësh për humbjen e Shpat Kasapit: Nuk e di se si t’i tregoj djalit!
Dritare.net

Ish-partnerja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao foli sot në përkujtimoren e tij, ku mes dhimbjes ajo tha se djali i tyre Roeli, që është vetëm 3 vjeç nuk e ka kuptuar ende se babai i tij nuk do të jetë më me atë.
Ajo u shpreh se e ka shumë të vështirë dhe nuk e di se si t’ia tregojë djalit këtë lajm të hidhur.
Selvije Jao: Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si drita.
Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka më babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregojë.
Por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpatin dhe ai është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të ketë gjithçka të mirat dhe të rritet me të gjitha virtytet. Unë i kam thënë shpesh Shpatit, ti je shumë i mirë dhe shumë i sinqertë për këtë botë mizore./dritare.net