
Videoja e fundit e Flori Mumajesit ngjall reagime në rrjet. Është Elvana?
Dritare.net
Prej disa kohësh, kantautori i njohur Flori Mumajesi ka mbajtur një profil të ulët, si në muzikë ashtu edhe në rrjete sociale. Pas një mungese të gjatë, ai ka tërhequr vëmendjen me një Instastory që po bën xhiron e rrjetit.
Në audio-n e publikuar, dëgjohet fillimisht zëri i Elvana Gjatës, e cila pyet:
“A do t’a heqësh qafe si njeri apo e do… thuaj të drejtën tani.”
Më pas, një tjetër zë përgjigjet shkurt: “Se di.”
Fragmenti vazhdon me një pjesë nga kënga e Florit, “Pa jetë”:
“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri.”
Në vijim dëgjohet edhe një fjali tjetër me kuptim të fortë:
“Historinë nuk e bën dot vetë.”
Audio mbyllet me korin e fëmijëve që interpretojnë vargjet:
“Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”
Ky postim i papritur ka shkaktuar shumë reagime, duke lënë ndjekësit mes kuriozitetit dhe hamendësimeve. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor, një bashkëpunim me Elvanën apo thjesht një mesazh simbolik i kantautorit. Për momentin, as Flori Mumajesi dhe as Elvana Gjata nuk kanë dhënë ndonjë reagim tjetër, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth këtij publikimi./K.C/dritare.net

















