Na ndiqni edhe në

Sport

13 fitore radhazi, ja në cilin vend është Nelson Hysa në renditjen botërore!

13 fitore radhazi, ja në cilin vend është Nelson Hysa në

Boksieri shkodran, Nelson Hysa renditet në vendin e 35-të në botë. Fitorja e fundit në datën 28 nëntor në Tiranë kundër Deivis Casseres ka bërë që shqiptari i cili garon në kategorinë WBC në peshën mbi 90 kilogramë, të ngjitet në renditje.

Fitorja e fundit ishte e dyta në harkun e dhjetë ditëve për Hysën, që mundi po këtë muaj në datën 18 nëntor Viktor Chvarkou, duke e çuar në 13 numrin e fitoreve në karrierë, 11 nga të cilat me Knock Out.

Forma e Hysës është për t'u vlerësuar, me boksierin që vetëm një vit e gjysmë më parë nisi karrierën profesioniste në peshat e rënda të WBC. 13 fitore radhazi për Hysën, që në dhjetor synon edhe dy suksese në Frankfurt dhe Londër./dritare.net

13 fitore radhazi, ja në cilin vend është Nelson Hysa në