Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Benet Beci e dinte për Thethin

Benet Beci e dinte për Thethin

Kur Kryeministri Edi Rama doli publikisht dhe deklaroi se do të shemben ndërtimet pa leje në Theth, shumëkush mori frymë i lehtësuar. Më në fund, dikush po ndërhyn për të mbrojtur një nga mrekullitë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë nga betonizimi i egër. Por menjëherë pas kësaj deklarate, sytë e qytetarëve u kthyen nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.


Sepse Benet Beci e dinte. E dinte që po ndërtohej pa leje. E dinte që po shkatërrohej një pasuri kombëtare. Dhe nuk foli. Nuk reagoi. Nuk ngriti zërin. Nuk vuri asnjë bllok, nuk dërgoi asnjë inspektor. Nuk mbrojti Thethin.

Sot, pasi Rama tha “do t’i shembim” dhe po i shemb.

Beci del e flet. Por tani është vonë. Tani nuk është kurajë, është reagim me miratim nga lart. Dhe qytetarët nuk janë budallenj. Ata e dinë kush heshti kur Thethi bëhej copa-copa. Ata e dinë kush mbylli sytë për t’i hapur më vonë për një status në Facebook.

Benet Beci e dinte për Thethin

Sot qytetarët i thonë Benet Becit: “Pse na more në qafë? Ne të besuam. Po ti ishe aty dhe s’bëre asgjë. Thethin nuk e shkatërruan turistët, as banoret, por heshtja jote.”/dritare.net

Benet Beci e dinte për Thethin