Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Gjyqi në GJKKO, Veliaj mungon në seancë: Po lexoj dosjen në qeli!

Gjyqi në GJKKO, Veliaj mungon në seancë: Po lexoj dosjen në

Nis seancës e radhës në ngarkim të Erion Veliajt dhe personave të tjerë nën hetim. Kjo është seanca e tretë që zhvillohet në themel ndërsa në seancën e fundit me 24 mars, u legjitimua avokati i Erion Veliajt, Plerent Ndreca.Edhe në këtë seancë te se mërkurës Erion Veliaj nuk është paraqitur vetë në sallën e gjyqit por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës Plarent Ndreca.


SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.

Erion Veliaj ka bërë deklaratë për mosparaqitje dhe kërkon përfaqësim nga avokati Plarent Ndreca.

E pranishme ka qenë edhe avokatja kryesisht Valentina Todoresku.

Veliaj ka dërguar një shkresë gjykatës ku thoshte qe është duke lexuar dosjen që i kanë dërguar ne IEVP Durrës dhe me pas do paraqitej vetë në seancë.