Plas sherri në selinë e PD. 2 drejtues degësh përplasen me Nokën! Ndërhyn Berisha
E Hënë 30 Mars 2026, 17:05
Dritare.net

Një përplasje me tone të ashpra ka ndodhur sot në selinë e Partisë Demokratike, mes përfaqësuesit të degës së Fushë- Krujës dhe kryetarit të degës së Krujës me Flamur Nokën.
Drejtuesit e degës kanë shkuar të kërkojnë sqarim nga Noka pasi kundështojnë shkrirjen në 1, të dy degëve të tyre. Vendim i marrë që në 2024-ën, në bazë të hartës bashkiake, por efekti po jepet tani që ka zgjedhje në çdo degë të PD.
Brenda mbledhjes ka qenë edhe deputeti i zonës Arjan Ndoja. Përplasjet me tone të ashpra janë dëgjuar edhe jashtë dyerve të PD.
Ndërkohë është dashur ndërhyrja e vetë Berishës për t’u ulur tonet dhe liruar salla, pasi përplasja ka ndodhur pak para se të mblidheshin koordinatorët dhe drejtuesit politikë./shqiptarja.com