
Një moment i veçantë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku katër prej banorëve kanë marrë një “arratisje” të përkohshme nga izolimi.
Miri, Selin, Mali dhe Brikena kanë dalë nga shtëpia e famshme për të bërë një xhiro në Tiranë, pas plot 100 ditësh të kaluara brenda. Ky vendim ka ardhur si një surprizë për ta, duke u dhënë mundësinë të përjetojnë sërish atmosferën e qytetit dhe kontaktin me botën jashtë.
Të katërt banorët janë shfaqur të emocionuar dhe të mbushur me energji.
Pas një periudhe kaq të gjatë izolimi, kjo dalje ka qenë një eksperiencë ndryshe dhe e shumëpritur për ta./K.C/dritare.net