Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Unë e dija se po iknim me pushime, përfundonim në vrasje. Rrëfmi i bujshëm i Artan Tafanit!

Unë e dija se po iknim me pushime, përfundonim në vrasje.

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur për herë të parë para GJKKO mënyrën se si u përfshi në planin për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë, një krim që ai e përshkruan si pjesë e një rrjeti të organizuar ku gjithçka komandohej nga Laert Haxhiu. Sipas dëshmisë, vrasja është paraqitur si një "nder" për një mik të Haxhiut nga Greqia.

Artan Tafani: Bledari ishte shoku i Laertit, e donte shumë si vëllain e vet. Kemi shkuar te shpia e këtyre çunave, jemi takuar shumë herë. Shkuam te një lokal në një fshat, kishin marrë nja dy miq që këndonin, nja dy goca, Berberi, Romaçka, unë, Lubja, një çun me “X5”, s’mbaj mend. Morëm me ngrënë me pirë, muzikë. Hajde dalim pak jashtë më thotë Laerti. Ore më thotë do bësh naj punë? I them ti e di! Ça di të bësh, i them kam vjedh, jam marr me mall skam bërë naj gjë të madhe. Ça do t’bësh më tha? I them s’ma merr mendja që më do mua për ato punë. E kisha në kontekstin për të vrarë njerëz, ku dija unë për ça më donte, naj shofer naj lart e poshtë. Mos e thuaj këtë thotë ai, të gjithë kemi nevojë. Më mori me të mirë, në qafë kshu, dhe u futëm brenda. U mbyll ajo darkë, ikëm secili punë të vet. Me Ligorin e Laertin ikim sërisht te hoteli në Dardhë. Unë kat dytë, Ligori poshtë meje, si ato krevatet e fëmijëve, Laerti në krevat dopio. Më thotë Laerti do bëjmë një punë? Aty hapet nuhabeti i vrasjes së Çajup Selimit, në Tepelenë. Se prisja, nga momenti i parë isha në presion, më tërhiqte në një cep, se di si ia arrinte. Zërin e gojës se nxirrnim kur fliste ai, rrinin pinc para tij. Do ta bësh më thotë mua? S’ma tha emrin atë natë. Emrin e mësova pasi u bë puna. Do i bësh nderë një njeriut tonë më thotë. U shtanga. Unë do e bëja Ligori do më ndihmonte, më tha ç’ke më ke mua nga mbrapa. E pranoj, ju e dini thash, në mendjen time e mendoja momentin që ikja nga aty. Ai atë donte “po”-në. Unë gjithmonë në terror, frikë. Mbaron ajo natë, të nesërmen, ikim për Lushnje. Më tha atë natë Laerti do e bëjmë për nder jep 50 mijë euro, unë 25 Ligori 25.

Isha në Vlorë me të shpis me kalamajt me makinë me qera. Më merr Lulzimi, po kthehesha në Fier nga Vlora. Tha nxito për në Lushnje. E takoj në Lushnje. Nxitojmë më thotë, se na pret një shok, se për ça na donte në Elbasan. Iki vetë i them nëse duhet, ça do bësh ti. Tre herë kam ikur në atë vend, dy herë më kanë marrë çunat. Emrin e mësova në lajme pasi u krye puna. Laerti më tha se do bëhej ajo puna në Tepelenë. Erdhi e dashura e Laertit me gjithë shoqen e vet, do shkoja unë me Ligorin mgjes të nesërmen. Merrnim makinën e gocave që Ligori të më tregonte ku ishte kush ishte si ishte. Mua mi thonin në momentin e fundit. Unë dija se po iknim me pushime, përfundonim në vrasje. Nderi do i bëhej mikut të Laertit që jetonte Greqi. Viktima kishte një dyqan. Ma tregon Ligori nga larg që ky është. Vajtëm deri te shpia larg më tregoi rrugën dhe shtëpinë e Çajup Selimit. U kthyem prap në Sarandë, takojmë Laertin, gocat marrin makinën./L.F-dritare.net