Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Olivia, në rrugën e prindërve, vajza e gazetares së njohur zgjedh median në West Virginia University

Olivia, në rrugën e prindërve, vajza e gazetares së njohur

Në çdo vend të botës, kudo ku kanë shkuar, shqiptarët kanë një histori për të treguar. Ata kanë ditur t’i tregojnë botës se janë të aftë të lënë gjurmë në shkollë, në punë, në çdo fushë të jetës. E tillë është edhe historia e Olivias, vajza shqiptare prindërit e së cilës emigruan disa vite më parë në SHBA.

Olivia do të donte që i ati i saj ta shihte në universitet dhe më tej të ndante me të çdo moment të bukur në jetë dhe në karrierë. Por fati i ndau para kohe. Pa kaluar as një vit Olivia realizoi një nga ëndrrat e saj, ëndrrën e prindërve dhe veçanërisht të babait të saj.

Olivia Korita është vajza e gazetares se njohur Mimoza Dervishi dhe e Fatos Koritës, e cila ka arritur të fitojë të drejtën e studimeve të larta, në fushën e medias, në një prej universiteteve më të njohura në SHBA.

Olivia Korita mbaroi shkollën e mesme Walter Johnson, Bethesda, Maryland në SHBA. Ajo do të shkojë me studime në West Virginia University për “Journalism and broadcasting”, duke ndjekur kështu rrugën e prindërve të saj.

Ajo ka preferuar të ecë në veçanti, në gjurmët e mamit të saj në karrierë, Mimoza Dervishit një prej gazetareve më të njohura në vendin tonë. Ndonëse një vit i vështirë pa të atin, i cili e donte aq shumë, në mungesë të tij, Olivia ka mundur t’ia dalë mbanë në provën e saj të patë të madhe.

Fatos Korita kaloi 10 vitet e fundit të jetës si audio-video inxhinier për Institutin e Studimeve të huaja në Departamentin e Shtetit. Inxhinieri i mirënjohur në IT, i cili u nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 53 vjeçare, në shtator të vitit të kaluar, nuk arriti dot ta shihte vajzën e tij talentuar, në ditën e diplomimit të shkollës së mesme, një nga ditët më të bukura në jetën e njeriut, si për fëmijët, edhe më shumë për prindërit.

Nuk i mungon talenti, pasioni, dëshira për të arritur sukses. Tashmë me mbështetjen e së ëmës, në një fushë si media që ajo e njeh, Olivia do të ketë më të lehtë sikurse do të ketë edhe një motiv më shumë për arritur suksesin.

Historia dhe suksesi i saj do të jenë pjesë e historisë dhe e krenari shqiptare. /Liberale.al/