
Dash Sula në Kuvend: Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen
Dritare.net
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit.
Ai tha se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet e ardhshme.
“Ndihem i lumtur që do jem pjesë e një teatri për katër vitet e ardhshme, të kësaj salle që është shndërruar në një skenë me dy aktorë: ata që luajnë rolet pozitive dhe opozita që luan rolet negative. Nuk do flas për Edi Ramën, as për manipulimet e zgjedhjeve të 2017, 2021 apo 2025, jo se nuk kanë ndodhur, por sepse ne vetë kemi dështuar të jemi alternativë e besueshme. Kemi humbur zgjedhjet për shkak të vetvetes, dhe kjo është e vërteta që duhet ta themi me zë të lartë brenda PD,” deklaroi ai.
Sula i bëri thirrje Sali Berishen, që të tërhiqet dhe t'i hapë rrugë shpëtimit të PD: “Do i bëja thirrje këtu nga Kuvendi, nëse të dhimbset ende kjo krijese që ndërtove vetë, tërhiqu dhe lërë garën e lirë dhe të barabartë. Ki besim tek demokratët, jo sic bërë në 2013 që ja dhe beniaminit tënd dhe shkatërrove karrierën politike te Sokol Olldashit. Është momenti që të shijosh me familjen, nipër e mbesa këtë energji që të ka dhënë zot dhe hapi rrugë shpëtimit të PD”/K.C/dritare.net

















