Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë, pason Keir Starmer si kryeministër
Dritare.net

Londër – Andy Burnham është zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, duke pasuar Sir Keir Starmer në krye të qeverisë britanike.
Keir Starmer mbajti fjalimin e tij të lamtumirës përpara rezidencës zyrtare në 10 Downing Street, përpara se t'i paraqiste dorëheqjen mbretit Charles III.
Më pas, monarku priti Andy Burnham dhe i kërkoi zyrtarisht të formojë qeverinë e re.
Burnham, ish-kryetar i bashkisë së Greater Manchester, u zgjodh të premten në krye të Partisë Laburiste në pushtet, duke marrë automatikisht postin e kryeministrit pa pasur nevojë për zgjedhje të reja parlamentare.
Me marrjen e detyrës, Andy Burnham bëhet kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar në 10 vitet e fundit, duke vijuar një periudhë me ndryshime të shpeshta në krye të politikës britanike.