Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtyhet seanca! Peleshi-Bardhit: Nuk mund ta bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen Avokati i Popullit

Seanca plenare u mbyll mes tensioneve dhe përplasjesh procedurale, pasi shumica vendosi të shtyjë për të enjten pikat e mbetura të rendit të ditës, pas bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, të cilët kundërshtuan raportimin e Avokatit të Popullit.

“Rendin e ditës e shpall kryetari i Kuvendit, nuk mund të vendosim pas 7 orësh si do ta bëjmë aq më keq në presionin e bllokimit fizik të foltores. Nuk i vlen askujt. Si mund të bllokosh Kuvendin se nuk të pëlqen dikush? Ju thoni është antikushtetues se e shpall unë, të ligjshëm a të paligjshëm e shpallin gjykatat. Nëse do të ishte pranuar nga GJK do ta zbatonim, unë i pari dhe gjithë të tjerët. S’kemi vendim pezullimi, kur të shqyrtohet do të respektohet vendimi i GJK. Këto janë mendime personale apo të një grupi të caktuar. Rendi i ditës nuk mund të ndryshojë gjatë ditës së seancës vetëm sepse kemi bllokim fizik të foltores, do të ishte fundi i parlamentarizmit. Ju e Balla s’keni asnjë tagër të vendosni rendin e ditës të seancës pasardhëse. Keni të drejtë të propozoni, marr si të bazuar në rregulloren propozimin e Ballës për shtyrjen e pikave të kësaj seance ditën e enjte. Jam i detyruar ta hedh në votim të hapur me karton”, tha Peleshi./K.C/dritare.net