SHBA e nis me spektakël Botërorin, 4-1 ndaj Paraguait!
Dritare.net

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nisën me këmbën e mbarë Botërorin e shtëpisë në Grupin D, kjo pasi mposhtën 4-1 Paraguain në 'SoFi Stadium' mëngjesin e kësaj të shtune me orën shqiptare.
Përpara fillimit të ndeshjes ishte rezervuar ceremonia e hapjes në eventit në tokën e SHBA-së, ceremonia e tretë kjo pas atyre në Meksikë dhe Kanada, me tre shtetet që janë bashkorganizatore të këtij turneu. Në spektaklin e muzikës, kërcimit dhe ngjyrave performuan emra si ylli i popit Katy Perry, ylli global i K-pop-it LISA, artistja nigeriane e Afrobeats, Rema, artistja braziliane e pop-it, Anitta dhe artisti i hip-hop-it, Future.
Në stadium mungoi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, por numri një i Shtëpisë së Bardhë u kujdes që të motivonte lojtarët duke i telefonuar përpara sfidës. Kamerat në stadium fokusuan disa yje të Hollywoodit dhe biznesmenë të famshëm.