Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu këtë të enjte seancën për gjykimin në themel të ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 29 korrik, në orën 10:00.

Gjatë seancës, Kryemadhi ngriti pretendime për shkelje procedurale, duke deklaruar se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha provat dhe duke kërkuar procesverbalet e ekspertimit të telefonit. Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, tha se të gjitha aktet ndodhen në fashikujt e çështjes dhe janë dorëzuar sipas procedurave./K.C/dritare.net