Kush është gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt në Gjykatën e Lartë
Thursday 9 July 2026, 18:06
Dritare.net

Është hedhur shorti në Gjykatën e Lartë për kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtari i caktuar për shqyrtimin e çështjes është Ilir Panda.
Veliaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij, duke pretenduar se çështja ka karakter juridik dhe kushtetues dhe se masa aktuale nuk është më e nevojshme dhe proporcionale./K.C/dritare.net