Na ndiqni edhe në

Bota

2020, ç'vit i tmerrshëm/ Kryeministrja e Zelandës së Re rikthen masat e koronavirusit!

2020, ç'vit i tmerrshëm/ Kryeministrja e Zelandës së

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, ka buçitur me një zë të fortë atë që shumë kush prej nesh ka menduar për 2020: një vit i tmerrshëm. Ajo vendosi të rikthejë masat për koronavirusin në Auckland, qytetin më të madh të Zelandës së Re.

"Ne e dimë, ka qenë një situatë shumë e vështirë. E di edhe që për shumë prej jush rikthimi i masave është edhe më i vështirë se herën e parë. 2020 ka qenë një vit i tmerrshëm. Por ne jemi të fortë, dhe do ia dalim sërish", iu drejtua ajo popullit të saj, pas njoftimit për rikthimin e masave.

Zelanda e re është konsideruar një histori suksesi sa i përket menaxhimit të pandemisë së koronavirusit. Të paktën deri më tani. Por pas 102 ditësh pa asnjë rast të ri, në Auckland në fillim të këtij muaji, u raportuan sërish raste të reja. Që prej fillimit të pandemisë në Zelandën e Re janë konfirmuar 1683 të infektuar, dhe 22 viktima. Aktualisht janë 145 raste aktive, ndërsa kryeministrja për shkak të situatës ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme me një muaj./L.F-dritare.net